16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Papa në Shqipëri/ Do të këndojnë Frederik Ndoci dhe Inva Mula

papa-300x201Për vizitën e Papës në Shqipëri është menduar gjithçka deri në detaje.

Një pjesë e rëndësishme e të gjithë ceremonisë do të jetë edhe muzika.

GSH ka arritur të zbulojë emrat e dy këngëtarëve që do të performojnë në meshën që do të mbajë Papa.

Janë zgjedhur këngëtari Frederik Ndoci dhe sopranoja Inva Mula.

“Ndihem i privilegjuar që më kanë dhënë shansin të këndoj për Papën.

Mendoj se jam i përzgjedhur në radhë të parë se jam katolik, e kam dashur dhe e dua fenë time dhe vetë Papën.

Veç kësaj, unë kam vite që këndoj për fenë, kam bërë edhe disa këngë për martirët.

Ndihem i nderur që më në fund do t’ju këndoj sakrificave të të parëve tanë, të cilët për 13 breza me radhë kanë vuajtur dhe janë fshehur në male vetëm për të ruajtur fenë.

Do t’i kushtoj një këngë, që kam krijur prej disa muajsh për martirët që diktatura e Enver Hoxhës i vrau”, tha Ndoci.

Këngëtari rrëfen se performancën do e nisë me një duet me bashkëshorten, më pas do të këndojë disa këngë fetare.

Po ashtu gjatë ceremonisë do të këndojë edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula, e ftuar posaçërisht për ngjarjen.

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit