9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike

Jahjaga me ZhbogarinPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takime të ndara përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilët ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Jahjaga në takimin me Samuel Zbogar ka theksuar se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike, të ndershme, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Presidentja Jahjaga ka thënë se është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i sigurt, që vota e qytetarëve, në çdo pjesë të territorit të vendit, të jetë e garantuar dhe e paprekshme.

Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi të rregullt zgjedhor në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se Zyra e BE-së do të përcjellë nga afër procesin zgjedhor.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se ky mision në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në këto zgjedhje.

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Lajmet e Fundit