14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Fjalimi i deputetit gjerman për tubimin përmbyllës të LDK-së

Michael BrandGazeta Express ka siguruar një fjalim të deputetit të CDU Michael Brand të dërguarit të Angela Merkel , që është dashur të lexohet sot në tubimin përmbyllës Prishtinë. Tubimet janë anuluar për shkak të ngjarjes tragjike në KEK. Brand në këtë fjalim ka rikujtuar porositë e Merkel e cila ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella duke e luftuar krimin dhe korrupsionin.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë fjalimin e Brand.

Fjalë përshëndetëse e Michael Brand (CDU)

Mirëdita, Kosovë!

Mirëdita miq të dashur!

Tragjedia e sotme në KEK më ka prekur edhe mua shumë. Lutjet e mia i drejtohen familjeve të viktimave. Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë.

Fillimisht ajo që është më e rëndësishmja: Gjermania është mike e Kosovës. Ne kemi luftuar për lirinë e Kosovës, kemi mbrojtur fshatrat dhe qytetet e Kosovës nga gjenocidi. Ushtarët gjermanë për herë të parë pas luftës së dytë botërore kanë marrë pjesë në një luftë për mbrojtjen e Kosovës.

Gjermania ka qenë dhe është për pavarësinë e Kosovës.

Gjermania deri tani ka dërguar mbi 120.000 ushtarë në Kosovë për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën në Kosovë.

23 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën e tyre në Kosovë dhe për Kosovën – ata janë heronj të lirisë dhe drejtësisë.

Gjermania është ngritur në këmbë pas një lufte të tmerrshme, pas shkatërrimeve dhe rrënimeve të pamatshme. Gjermania nga e kaluara e saj e hidhur ka nxjerrë mësimin se drejtësia, ligji, puna dhe ndershmëria janë kushtet më të rëndësishme për ta çuar një vend përpara. Këtu hyn edhe fqinjësia e mirë.

Gjermania është mike e Kosovës. Dhe, Gjermania është armike e korrupsionit dhe krimit.

Partia ime, CDU, me kryetaren e saj Angela Merkel, është partia më e fuqishme në Evropë.

Kancelarja e ka thënë qartë: Gjermania dëshiron që Kosova të vijë në Evropë.

Mirëpo për të gjithë vlen: Ne nuk duam dhe nuk do të lejojmë që krimi dhe korrupsioni të vijnë në Evropë. Një gjë është e qartë: ata që nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin i kanë të mbyllura dyert në Evropë. Ne e dimë dhe e shohim që qeveria e tanishme e Kosovës nuk po e zhvillon luftën e nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Nga kjo gjendje vuajnë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë në Kosovë. Vuan i gjithë vendi.

Ne jemi në anën e shumicës, në anën e Kosovës.

Dua ta them edhe këtu personalisht. Unë jam prej vitesh mik i Kosovës. Kam qenë këtu në kohë të vështira, në vitet 1998 dhe 1999. I kam parë, përjetuar dhe ndjerë aparteidin dhe shtypjen e përditshme të shqiptarëve.

I kam parë edhe shkollat në shtëpi private dhe garazhe. Dhe mund t’ju themse: njerëzit që i organizuan, LDK?jame Presidentin Rugova, ju këtu në

Kosovë dhe qindramijëra në diasporë: Memjete paqësore, pa korrupsion dhe pa krimbëtëmë të mirën që ishte e mundshme dhe reaguat me nder dhe dinjitet ndaj krimeve të Millosheviçit.

Ju organizuat shkollat, shëndetësinë dhe ndihmën solidare. Sakrifikuat shumë për të ndihmuar të tjerët. Nuk i mbushët xhepat tuaj, përkundrazi. Me këtë ndryshuat historinë: mundët aparteidin dhe ndërtuat shtetin me mjete paqësore. Kjo rrugë paqësore dhe civile ju solli diçka që nuk mund të blihet me para: shumë respekt në të gjithë Evropën.

E gjithë kjo sakrificë nuk meriton të shkojë dëm.

Kancelarja Angela Merkel e ka thënë që Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella. Mirëpo hapi i parë, dhe ai mund të realizohet të dielën, është: Kosova duhet ta mund korrupsionin dhe krimin. Kosova, e cila ka mundur edhe kundërshtarë të tjerë më të fortë, do ta fitojë këtë betejë.

Këto zgjedhje do të jenë historike, sepse Kosova vendos se a do të ecë drejt Evropës. Kosova nuk mund ecë drejt Evropës nëse nuk çlirohet nga barra e korrupsionit dhe krimit. Unë e di që njerëzit këtu e duan Evropën dhe jo krimin.

Dhe unë e di gjithashtu që ju do t’ia arrini sepse ju jeni krenar, ju jeni të guximshëm dhe keni nder dhe dinjitet. Luftoni për nderin tuaj dhe bindni sa më shumë për të votuar. Luftoni që Kosova të zërë në Evropë vendin e merituar.

Ju dëshiroj juve dhe të gjithë vendit vullnet, forcë dhe bekimin e Zotit.

Të rrojë Kosova e pavarur dhe e lirë në mes të një Evrope të lire.

Faleminderit shumë!

Më Shumë

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Lajmet e Fundit