3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Bekim Fehmiu, vizita e shkurtër në Shqipëri

Bekim Fehmiu, aktori i njohur shqiptar, është kujtuar dje përmes një aktiviteti në Akademinë e Filmit “Marubi”.

Në këtë aktivitet, u shfaq filmi “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, një kronikë mbi vizitën e tij në Shqipëri në vitin 1972 dhe më pas u prezantua edhe monografia: “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, shkruar nga gazetari e përkthyesi Fahri Musliu, që ka qenë edhe miku i aktorit të madh.

Musliu ka punuar për një kohë të gjatë në Beograd si korrespondent për gazetat në Kosovë. Pjesëmarrësit sollën kujtime dhe vlerësuan figurën dhe trashëgiminë e lënë prej tij.

Bekim Fehmiu do të mbahet mend gjatë për role të larmishme në filma si: “Mbledhësit e puplave”, “Aventurierët”, “Dezertori”, “Java e zezë”, “E dashura ime Libera”, “Salon Kiti”, “Leja për vrasje”, “Xhinxhis Kan”, “Protesta”, “Edukata speciale” etj., por pa harruar shkëlqimin në rolin e Uliksit te seriali i famshëm “Odiseja”.

Përmes këtij libri na rrëfehet se si aktori ia doli si yll kinemaje të fitonte dashurinë e miliona spektatorëve, të cilët sigurisht panë te personazhi i tij diçka që kishte kuptim për të gjithë, diçka që shkon përtej caqeve të tërheqjes vetjake ose të artit vetjak, shkruan Gazeta Shqip.

“Karriera e Bekim Fehmiut, shkruan Marko Kostiq, është përshkrimi i drejtë i karakterit shqiptar, i atij që kur njëherë arrin rezultatin e dëshiruar, i ofron shkëlqimin reflektues edhe serbëve, jugosllavëve, romakëve dhe amerikanëve”.

Bekim Fehmiu është i vetmi aktor që në Perëndim ka xhiruar mbi 20 vjet, duke thyer “perden e hekurt”, thuhet në këtë libër.

“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, shkruan Fehmiu në kujtime mbi vizitën në Shkodër në vitin 1972.

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Lajmet e Fundit