6.3 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Berisha: Elozhet e Kurtit për Ivanoviqin vënë dilema për misionin e tij

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka komentuar përkujtimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ia bëri ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq në 5-vjetorin e vrasjes.

Berisha tha se deklaratat e Kurtit ishin shqetësuese në raport me siç e quajti ai, një kriminel, teksa shtoi se thurja e elozheve për Ivanoviqin, vë dilemë për misionin e kryeministrit Kurti.

“Oliver Ivanoviqi ka qenë një kryekriminel që ka vepruar në Mitrovicë gjatë luftës dhe është përgjegjës për rreth 50 shqiptarë të vrarë, dhjetëra të plagosur dhe mbi 11 mijë qytetarë të pjesës veriore të Kosovës të dëbuar”.

“Me një fjalë, Ivanoviq është një nga faktorët për realitetin që e kemi në atë pjesë të vendit, një realitet që po na kushton neve si shoqëri por edhe si shtet. Thurja e elozheve për një kriminel goxha ka filluar të na vë në dilemë për misionin e Albin Kurtit sepse tashmë për krimet e kryera të Ivanoviqit kemi edhe vendim të gjykatës edhe pse asnjëri s’kemi qenë të kënaqur pasi ka qenë dënim i ulët për krimet e mëdha që i ka bërë”, është shprehur Berisha në “Edicioni Special”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Berisha komentoi edhe deklarimet e deputetit të VV-së, Armend Muja, në lidhje me video-mesazhin e Kurtit, ku sipas Berishës, deklaratat e tij nuk e befasojnë.

“Unë këto mbrojtje të mira të injorantëve si Armend Muja dhe disa mjeranëve të tjerë s’më befasojnë sepse në fund të fundit një kriminel nuk mund të rehabilitohet nëse e ka vrarë Vuçiqi”, është shprehur Berisha,

Më Shumë

“Shpati ktheu sytë nga djali në momentet e fundit”, rrëfimi rrëqethës i mikut të artistit

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur familjen dhe gjithë popullin shqiptar. Ai dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër gjatë qëndrimit në...

Drini i Bardhë humb ndaj Top Football

Në një përballje të zhvilluar sot në Mazgit të Obiliqit, Drini i Bardhë pësoi humbje të ngushtë 1:0 ndaj Top Football. Goli i vetëm...

Vdes Shpat Kasapi

Lajmet e Fundit