29.3 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Berisha: Kur ne e vjedhim shtëpinë tonë, s’ka se si të na mbrojë tjetërkush

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” mendon se ky vend ka kapacitetet njerëzore, por edhe intelektuale që të kthjellet dhe t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë kësaj garniture aktuale qeverisëse, e cila ia ka humbur shpresën qytetarit, e që kjo nuk është momentale, por në vazhdimësi ka humbur shpresa e tij.

Kjo pasi, sipas tij, me vite të tëra të keqqeverisjes ose siç e quan të qeverisjes në favor të klaneve dhe familjeve të caktuara mafioze, duke e gllabëruar kësisoj pasurinë e Kosovës përmes privatizimit dhe tenderomanisë.

Tutje Berisha thotë se edhe vetë qytetari i Kosovës duke të jetë aktiv në jetën publike, por edhe atë politike, duke marrë pjesë në zhvillimet e vendit dhe duke iu bashkuar përpjekjeve për ndryshim mund që të zgjidhë problemin, përndryshe, siç thotë, ‘Listat e Zeza’ mund të jenë lista, por avazi të vazhdojë edhe për shumë vjet.

“Pa e dashur ti shtëpinë tënde, askush nuk mund të detyroj nga jashtë për ta dashtë me zor, në fakt ne jemi në stadin që shtëpinë tonë jemi duke e vjedhur dhe në momentin kur e bën këtë, s’ka se si të mbrojë tjetërkush”, ka theksuar Berisha.

“Unë mendoj se ndërkombëtarët janë në dijeni më mirë se çdokush tjetër për njerëzit e korruptuar, pasi siç dihet drejtësinë për një dekadë e më shumë e kanë udhëhequr vetë ata, të cilët kanë qenë pjesë e krimit të organizuar”.

Ai nënvizon se ata njerëz që e kanë sjellë këtë gjendje duhet të shkojnë në burg, pasi faktet janë evidente, veçse duhet të hapen arkivat dhe dosjet që mbahen fshehtë, si nga ndërkombë- tarët, por edhe nga një pjesë e vendorëve.

“Nëse ne nuk e bëjmë këtë hap, do të vuajmë kështu edhe për një dekadë tjetër, pasi nuk pritet që punët tona të na i rregullojë Evropa e as Amerika, por ato duhet t’i rregullojmë vetë me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha ai.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Lajmet e Fundit