Berisha: Marrëveshja e Brukselit e bën Kosovën jo funksionale

Marrëveshjen e para dy viteve në Bruksel mes shtetit të Kosovës dhe atij serb, deputeti i Nismës për Kosovës, Zafir Berisha, e vlerëson si të dëmshme për vendin. Berisha në një postim në rrjetin social Faceebok, ka shkruar se me marrëveshjen e para dy viteve, Serbia u bë palë në (ç)rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Postimi i Berishës në Facebook
Dy vite më parë u arrit marrëveshja e Brukselit ku Serbia u bë palë në (ç)rregullimin e brendshëm të Kosovës. Kjo marrëveshje fundosi përfundimisht perspektivën Evropiane të qytetarëve të Kosovës duke bërë vendin tonë shtet jo funksional. Nga kjo marrëveshje u legjitimua në institucionet, politika ekstremiste serbe, e cila do të jetë “vrimë e zezë” për vendin tonë për shumë kohë

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit