Brukseli thërret Ramën në takim pas deklaratave nacionaliste

Vetëm dy javë pas deklaratës se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike nëse Bashkimi Europian vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Bukselit ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve europiane.

Të martën kryeministri shqiptar do të jetë në Bruksel, vizitë e cila zhvillohet në një moment kur tonet e Tiranës janë ashpërsuar ndjeshëm ndaj politikave të zgjerimit që BE po aplikon ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama ka kritikuar fort javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në. Gjithashtu, BE ka dënuar deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikat e Brukselit janë pritur me indiferencë nga kryeministri shqiptar.

Rritja e shpejtë e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në pak ditë në vendet e Bashkimit Europian, pritet të jetë një çështje tjetër që do të diskutohet midis Ramës dhe zyrtarëve të Brukselit.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit