22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Berisha: Nisma shkon e vetme në zgjedhje, synojmë t’i marrim 55 mijë vota

Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po përgatitet që të shkoj i vetëm në zgjedhje.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai tha se po synojnë që në zgjedhje t’i marrin 55 mijë vota.

“Nisma veç është në përgatitje përfundimtare që të hyjë e vetme në zgjedhje. Brenda javës do të konsultohen edhe kryetarët e degëve. Jemi duke hyrë në një garë politike dhe Nisma synon t’i ketë 55 mijë vota”, tha ai.

Berisha tha se Nisma është e përgatitur për zgjedhje.

Ai tha se do të varet nga angazhimi i tyre se si do të dalin në to.

“Nisma është e përgatitur për betejën e radhës politike, nuk shohë ndonjë problem. Do të varet nga angazhimi ynë se sa do të jetë e madhe e mira që do të dalim në zgjedhje. Nisma që nga themelimi është një subjekt politik serioz, balancues në shumë situata që ka kaluar Kosova dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje”, shtoi ai./Express/

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Lajmet e Fundit