Berisha: Nëse doni të votoni për Daçiqin, votoni Vetëvendosjen

Anëtari kryesisë së Nisma-s Zafir Berisha, ka deklaruar se nëse qytetarët donë të votojnë për kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të votojnë Vetëvendosjen, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai tha se dyshon në veprimtarinë që ka pasur Haki Abazi në Beograd, dhe se ai është fytyra e Daçiqit.

“Haki Abazi për 11 vjet ka qenë me zyre në Beograd dhe unë kam të drejtë të dyshoj për misionin e tij në Kosovë. Ftyrën e Daqiqit e keni në Vetëvendosje. Dhe nëse jeni për fytyrën e Daçiqit, atë e keni Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai.

Përndyrshe, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet, me ç’rast ka thënë se Nisma do të shkojë e vetme në to./Express/

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit