Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro me dokumenta fiktive.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.
Më tej shkruan se të arresturit e sotëm është dashur që të arrestohen më herët.
“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995 euro një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.
Lidhur me rastin, prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.