10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Berisha për Vetëvendosjen: Brigadat e kuqe po fërkojnë duart se “Erlli Dita”, por duhet ta presin një moment tjetër (VIDEO)

Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka thënë se togfjalëshi “Ndërmarrje kriminale”  është ofendim i madh që i bëhet UÇK-së.

“Nëse UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale, paska qenë edhe NATO. NATO dhe UÇK kanë qenë aleate për rikthimin e demokracisë në një pjesë të Ballkanit”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

Ish ushtari i UÇK-së ka thënë se disa aktorë politikë po duan ta shfrytëzojnë situatën e fundit të krijuar në vend pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

“Në skenën politike janë disa infantilë politikë që duan ta shfrytëzojnë këtë situatë për të ardhur në pushtet. Brigadat e kuqe të Vetëvendosjes po fërkojnë duart se erdhi momenti i tyre me “Errli Dita””.

“Duhet ta presin një moment tjetër për të ardhur në pushtet”.

“Atë që ka thënë këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi për UÇK—në e ka thënë se Ivica Daçiq që është djali i Sllobodan Millosheviqit në politikë”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me...

Lajmet e Fundit