5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Berisha: Rama po mbyll Universitetet për t’i rihapur me ryshfet

Sali BerishaaDeputeti i PD-së, ish kryeministri e ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur pseudoreformë arsimore, vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, për të mbyllur disa Universitete në Shqipëri.

“Në kuadrin e pseudo reformës ne arsimin e lartë, me një komision tërësisht anonim, mbi bazën e një raporti të këtij komisioni të hartuar në mungesë absolute të transparencës, Rama mbylli me një të rënë të lapsit 29 shkolla të larta dhe dy universitete private, në të cilat studionin mbi 7500 studentë dhe ishin bërë në infrastrukturë mbi 200 milionë dollarë investime, pa llogaritur këtu dhjetëra milionë dollarë të familjeve të studentëve”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se nuk është kundër qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo lloj abuzimi në fushën e arsimit.

“Por të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, shumë të ndryshme nga njeri tjetri, disa prej të cilave ndër më seriozet, duke mos paraqitur publikisht asnjë fakt për shkelje ligji nga ana e tyre, dëshmon qartë se po vepron kryekëput në mënyrë korruptive dhe vetëm korruptive, njelloj si me liçensat e hidrocentraleve qe i heq per t’i dhënë me ryshfet nga e para”, ka shprehur bindjen Berisha në Facebook, ku ka rreth 1 milion ndjekës.

Në fund, Berisha ka bërë thirrje për protestë.

“Ju bëjë thirrje të rinjve shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër klikës Rama – Meta, që po shkatërron të ardhmen e tyre”.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit