Berisha: Vjosa Osmani është modeli më i keq i femrës, të gjitha pozitat i ka marrë me shantazhe

Zyrtari i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, e ka komentuar Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në profili e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përmes këtij forumi, Osmani po i thur lavde vetes.

Ai ka vlerësuar se Vjosa Osmani është modeli më i keq i femrës në Kosovë, duke shtuar se të gjitha pozitat i ka arritur me shantazhe dhe mashtrime.

Me organizu “forume” për me i thur elozhe vetes, bën “vaki” vetëm në Kosovë! Gratë vërtet janë pjesë e të gjitha të arriturave për paqe dhe siguri në vendin tonë, por këtu nuk mundesh ti llogaritësh edhe ato, të cilët me shantazhe dhe mashtrime kanë arritur pozita të caktuara. Vjosa është modeli më i keq i femrës në Kosovë, figura e të cilës paraqet femrën injorante dhe përqarëse, e cila në çdo paraqitje të saj e ushqen urrejtjen në mes njerërve në shoqërin tonë. Gratë që kanë bërë historin, janë ndyshe nga Vjosa…”, ka shkruar Berisha.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit