15.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Besim Baraliu: Nuk e grushtova punëtorin

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Besim Baraliu ka mohuar se ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij, Izet Aliun. Ai tregon se krejt çka ka ndodhur me Aliun, ka qenë një fjalosje.

“Nuk është e vërtet se e kam sulmuar. Ai ka shpifur”, thotë Baraliu.

Izet Aliu ka akuzuar drejtorin Besim Baraliu se e ka sulmuar fizikisht në vendin e punës. Ai, për këtë rast, ka lajmëruar edhe policinë. Ndërkaq, drejtori Besim Baraliu thotë se pretendimet e punëtorit të tij nuk janë të vërteta. Ai ka pranuar të rrëfej për “PrizrenPress” për mospajtimet që ka pasur me punëtorin Aliu.

“Unë e kam pranuar në punë Izet Aliun, si drejtor në filialin e Dragashit, mirëpo për shkak performancës së dobët jam detyruar të shkarkojë dhe të sistemojë sipas kualifikimit që ka pasur”, tregon ai.

Sipas tij, Aliu nga fillimi i punës nuk ka treguar performacë të mirë në punë.

Ai ka mohuar se e ka degraduar Aliun.

“ Përkundër performacës së dobët që ka treguar në punë, ai ka marrë pagën e njëjtë”.

Baraliu tregon se Aliu është transferuar nga Dragashi në Prizren, pas një vendimit të Bordit të drejtorëve.

“Bordi i drejtorëve ka marrë vendim që për shkak numrit të madh të punëtorëve në Dragash, tre prej tyre të transferohen në Prizren.

“ Bordi ka marrë vendim për transferimin e tre punëtorëve. Unë kam respektuar këtë vendim dhe i kam transferuar tre punëtor, ku njëri prej tyre ka qenë Izet Aliu”, tregon ai.

Sipas tij, pas transferimit Aliu, nuk është degraduar.

“Ai është caktuar të punojë në Zyrën e Planifikimit dhe Zhvillimit,pasi që për këtë vend të punës kërkohej kualifikimi për inxhinier”.

Përveç, performacës së dobët, Baraliu thotë se Aliu nuk ka respektuar orarin e punës.

“ Gjatë një vizite që kam bërë objektit të vjetër ku ka qenë i angazhuar ai, bashkë me dy të tjerë, nuk ka qenë në vendin e punës. Unë kam kërkuar nga përgjegjësi i tij të më raportojë për mungesën e tyre në punë”.

“Personalisht nuk kam biseduar me të as për mungesën në punë,mirëpo ai pastaj ka filluar të më thërras dhe dërgojë mesazhe në telefon”,tregon ai.

“Këto veprime të tij i kam lajmëruar në Komisionin Disiplinor, ku dje kishte qen i ftuar për sqarime”.
Edhe pse nga Komisioni Disiplinor ishte ftuar në ora 11:00, Aliu parakohe kishte shkuar në korridorin e zyrës së Kryeshefit.

“Unë nuk e kam ditur se e kanë ftuar Komisioni Disiplinor. Kur kam dal në korridor e kam parë dhe i kam thënë pse nuk ke shku në punë, por ai ka filluar të ngrit zërin”.

“Ai filloi të ofrohet dhe unë kam kërkuar që të largohet,por nuk e kam grushtuar siç ka deklaruar”.

Drejtori Baraliu pranon se pas këtij konflikti, Aliu ka ftuar Policin e Kosovës.

“Kam shkuar në polici dhe kam treguar krejt çka ka ndodhur”.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” për rastin e konfliktit që ka ndodhur në “Hirdoregjionin Jugor”.

“ Policia është duke e hetuar këtë rast”, thotë Berisha./PrizrenPress.com

Më Shumë

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë shkuar sot për një vizitë në Hagë. Haxhi dhe Hyrë Thaçi kanë vizituar djalin e tyre, i cili po...

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Lajmet e Fundit