7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Besim Muhadri realizon këngën më të re për Fadil Nimanin, komandant “Tigrin”

Besim Muhadri, të cilin opinioni më tepër e njeh si profesor universitar, publicist, shkrimtar dhe studiues letërsie, përveç tjerash merret edhe me këngën folklorike, si interpretues (rapsod), por edhe autor tekstesh. Në opusin e tij deri më tani ka realizuar dhjetëra këngë, të cilat janë të pëlqyera nga publiku artdashës.

Besim Muhadri njihet si interpretues i këngëve për dëshmorët e kombit, por edhe për këngë të tematikave të tjera.  Ditë më parë ai ka lansuar në Youtube këngën kushtuar Shejh Salihut të Lubizhdës së Hasit, kurse sot atë kushtuar Heroit të Kosovës, Fadil Nimanit, alias Komandant “Tigrit”.

Tekestin e kësaj kënge e ka bërë Metë Nimani në bashkëpunim edhe me autorin e interpretimit, Besim Muhadrin, kurse realizimin (aranzhimin) e këngës e ka bërë Sami Hoxha në studion e tij GALAXY, në Therandë.

Në projektin e tij: Këngë për Fadil Nimani”, Besim Muhadri, përveç tekstit të goditur, ku portetizohet shumë bukur figura dhe heroizimi i Fadil Nimanit, i njohur si Komandant “Tigri”, luftëtarit të tri luftërave, UÇK, UÇPBM dhe UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare), shquhet edhe për iterpretim të bukur, melodioz dhe shumë të pëlqyer.

 

Siç njohtohemi nga Besim Muhadri, së shpejti nga ai do të kemi të realizuar projektin më të ri, një këngë për Heroin e Kosovës, Shaban Gola, këngë e cila do të shoqërohet edhe viedeoklip, gjirimet e të cilit fillojnë të merkurën.

Për t’u bindur se kemi të bëjmë me një realizim interesant, vërtet të suksesshëm, ju mund të klikoni në youtube: Besim Muhadri: Këngë për Fadil Nimanin (yotube.com)

Teksti: Metë Nimani &Besim Muhadri

Muzika dhe interetim: Besim Muhadri

Realizimi: Sami Hoxha&Studio Galaxy, Therandë/Epoka e Re/

 

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit