6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit

Në, Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi kundër Almir Saitit dhe tre zyrtarëve tjerë, të cilët po gjykohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e anëtares së trupit gjykues gjyqtares, Ajser Skenderi, e cila për shkak të angazhimeve në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës nuk ka mundur të paraqitet në këtë gjykim.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Ndërsa, lidhur me mosmbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Xheladin Osmani i kishte njoftuar me kohë palët në procedurë.

Në këto rrethana, gjyqtari Osmani, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi, vendosi që seanca radhës të mbahet më 29 shtator 2021 në ora 10:00, ku pritet të dilet në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se, në seancën paraprake ndaj të akuzuarit Refki Muzbeg, është pushuar procedura penale për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale për veprën “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin

Sipas aktakuzës të datës 16.04.2019, zyrtari komunal Almir Saiti akuzohet se nga muaji Maj i vitit 2010 deri më 22.10.2015, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Në këtë mënyrë, ai i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit, pasi që nuk ka vepruar sipas Ligjeve dhe Rregulloreve në fuqi.

Pastaj, zyrtari komunal Muhamet Bajrami akuzohet se nga data 24.12.2009 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. I njëjti ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, duke marrë vendime në mënyrë jo ligjore.

Në vazhdim, zyrtarja komunale Hatixhe Përzhella akuzohet që nga data 24.12.2010 deri më datë 22.10.2015 ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër. Ajo me veprimet e saj i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Gjithashtu, edhe Drenusha Behluli-Mehmeti si zyrtare në MKRS, akuzohet se nga 03.11.2017 deri më 12.12.2017 ka keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

Me këto veprime, të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit