Prof.dr. Sabahajdin Cena
Nga “Kronikë nëpër stuhi”
Në ditën e sotme, 11 mars të vitit 1998, komandant Agim Hysni Ramadani, i lindur në fshatin Zhegër të Gjilanit më 3 maj të vitit 1963, e i përjetësuar më 11 prill të vitit 1999, depërton në Kosovë.
Qëndron në fshatin Gjocaj të Junikut me qëllim të hulumtimit të situatës për depërtimin e brigadës me të cilën komandonte. Po në këtë ditë, në Kosovë, ridepërtojnë edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Bekim Berisha-Abeja, Ismet Jashari-Kumanova, Abedin Rexha-Sandokani, Haxhi Shala- -Topi, Xhelal Hajda-Toni, Fatmir Limaj- -Çeliku dhe Agim Bajrami-Bardhi.
Po në këtë ditë, 11 mars, por të vitit 1999 fillon “Beteja e Jeshkovës” në arealen luftarake të Vërrinit. Këto luftime i zhvillojnë luftëarët e Brigadës 125 të Prizrenit dhe gjatë rezistencës dhe përpjekjeve për t’u rivendosur në
fshatin Jeshkovë, përjetësohen luftëtarët: Alajdin Xhezairi, i lindur më 20 korrik të vitit 1974 në Prizren, Bashkim Smajl Suka, i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, Besnik Sadri Kastrati, i lindur më 20 qershor të vitit 1969 në Prizren, Hajdar Abaz Shala, i lindur më 15 tetor të vitit 1969 në fshatin Kushnin të Vërrinit, HYsen Nait
Rexhepi, i lindur më 18 shkurt të vitit 1973 në fshatin Celinë të Rahovecit,Feriz Abdurrahman Susuri, i lindur më
18 maj të vitit 1977 në fshatin Zhur të Prizrenit, Hamit Shaip Thaçi, i lindur më 7 dhjetor të vitit 1970 në fshatin Landavicë të Prizrenit, Skënder Mehmet Latifi, i lindur më 23 prill të vitit 1970 në fshatin Piranë të Prizrenit,
Tahir Haki Gashi, i lindur më 3 shkurt të vitit 1977 në fshatin Landavicë të Prizrenit, dhe Ymridin Ismail Qenga,
i lindur më 17 gusht të vitit 1970 në Prizren.
Po në këtë ditë zbrazen fshatrat: Mikushë, Arbnesh, dhe Galicë, ndërsa popullata lëviz në drejtimin:
Klinë, Xërxë e drejt Kukësit. Ka edhe luftime në fshatin Mikushë, përjetësohet luftëtari Bahri Ferat Kuqi, i
lindur më 5 maj të vitit 1971, në fshatin Dalak të Vushtrrisë.
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!