24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës.

Nuri Bexhet, luftëtari i UÇK-së, ka kujtuar me emocione të veçantë momentin e fillimit të nisjes së sulmeve ajrore ndaj forcave serbe më 24 mars të vitit 1999.

Ai ka thënë se ka shumë rëndësi dimensioni i lirisë. “Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kalvari të vuajtjeve ka kaluar populli i Kosovës”, tha ai për RTK.

Bexheti foli për historikun që patën bisedimet që janë bërë në Francë. Ai ka vlerësuar punën që ka bërë shumë delegacioni i krahit ushtarak të Kosovës, si dhe krahu paqësor. Sipas tij të gjithë ata ishin racional. Sipas tij, dy krahët kishin konsensus. “U bëmë një me perëndimin, pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s”, deklaroi Bexheti.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

Lajmet e Fundit