14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim.

“Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998. Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet. Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ?do ditë me respektin më të lartë”, shkroi ai.

“Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha mes tjerash Kurti.

“26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, shtoi kryeministri në Facebook.

Më Shumë

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

Lajmet e Fundit