Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij, deri tani asnjë kryeministër nuk ka arritur të zhvillojë ekonominë e Kosovës.

Tejeci e përshkruan Behgjet Pacollin si një biznesmen, humanist dhe politikan me përvojë të dëshmuar në menaxhimin e situatave dhe krizave shoqërore dhe shtetërore. Ai thekson se zhvillimi ekonomik i vendit dhe stabiliteti politik kanë nevojë për një njeri me përvojë të ndërkombëtarizuar si Behgjet Pacolli.

Kryetari i AKR-së shton se qeverisja e një vendi duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik në politikat publike, si dhe të dijë si të dalë nga situatat jo të zakonshme dhe të marrë përgjegjësi për të gjitha zhvillimet eventuale.

Kosova, sipas tij, ka nevojë për njerëz nga sektori i biznesit që dinë të menaxhojnë buxhetin shtetëror.

Tejeci thekson se deri tani Kosova ka humbur shumë kohë dhe se asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një njeri që siguron punësim dhe zhvillim ekonomik./PrizrenPress.com/


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit