7.4 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Beyonce dhe Jay Z, “nënë me qera” për fëmijën e dytë

Çifti i famshëm i këngëtarëve, Beyonce dhe Jay Z dëshirojnë një fëmijë të dytë dhe për këtë kanë vendosur që t’i drejtohen mjekësisë moderne, për të patur një fëmijë me anë të një nëne me qera (surrogate).

Një burim i tha amerikanes “In Touch” se dyshja ka disa muaj që përpiqet të kenë një fëmijë, por Beyonce ka shfaqur probleme.

Sipas burimit, këngëtarja 33–vjeçare është e frikësuar se mund të përballet me një tjetër shtatzëni të rrezikshme, ndaj sëbashku me bashkëshortin Jay Z, kanë vendosur që të marrin një “nënë me qera”, që do të mbajë për nëntë muaj fëmijën e tyre.

Po sipas këtij burimi, Jay Z dhe Bey e kanë gjetur femrën perfekte, por janë në fazat e para të shtatzënisë, ndaj dhe janë ende në pritje përpara se ta bëjnë publik lajmin.

Reperi Jay Z dhe Beyonce kanë një vajzë 3 – vjeçare, Blue Ivy Carter.

Shtatzënia “surrogate” ose shqip, “nënë me qera” është metodë që përdoret në rastet kur nëna natyrale ka probleme shëndetësore dhe nuk mund ta çojë shtatzëninë deri në fund. Kjo realizohet duke marrë embrionin e postangjizur të fëmijës të prindërve natyralë dhe mbillet në mitrën e nënës me qera. Kjo e fundit e mban në bark për 9 muaj fëmijën, por gjenetikisht ky fëmijë nuk ka asgjë të përbashkët me të.

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

Vdes Shemi i grupit Ilirët

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, vokalisti i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë papritur. Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete...

Lajmet e Fundit