Biblioteka Kombëtare, fletë-rrufe për Lasgush Poradecin

Në një fletërrufe drejtuar Llazar Gushos (Lasgush Poradecit) Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit I kërkonte të dorëzonte sa më shpejt librin që kishte marrë për të lexuar, ndryshe do të merreshin masa ndaj tij.

“A e keni parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje I librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të kodit penal?”, thuhet në fletë-rrufenë e vitit 1972. E zverdhur nga koha ajo është bërë publike nga vajza e poetit Maria.

“Libri që ju mbani jashtë afatit të caktuar e presin ta lexojnë dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë. Pse ju bëheni pengesë për përhapjen dhe leximin e librit?”, thuhet në fletë-rrufe. /KultPlus.com

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit