20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Bideni thotë se SHBA-ja është e gatshme të udhëheqë sërish në skenën globale

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë sot se SHBA-ja do të jetë e “gatshme të udhëheqë” sërish në skenën globale, pasi ai ta trashëgojë Donald Trumpin në postin e presidentit në janar. Ai ka premtuar se do të punojë së bashku me aleatët e jashtëm të Washingtonit, raporton Reuters.

Duke paraqitur ekipin e ri të politikave të jashtme dhe sigurisë nacionale, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, ka thënë se synon ta largojë SHBA-në nga agjenda unilateraliste “Amerika e Para” e ndjekur nga Trumpi.

Trumpi ka acaruar marrëdhëniet me shumë aleatë të SHBA-së, veçanërisht në Evropë, me një qasje antagoniste ndaj aleancës së NATO-s dhe marrëdhënieve tregtare, braktisje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësit autoritarë.

“Derisa kjo skuadër ka një përvojë të pakrahasueshme dhe arritje, po ashtu reflektojnë idenë se nuk mund të plotësojmë këto synime me mendjet e vjetra dhe shprehi të pandryshuara. Është një skuadër që reflekton faktin se Amerika është kthyer – e gatshme ta udhëheqë botën, e jo të zmbrapset nga ajo”, ka thënë Biden në një manifestim në qytetin e tij Wilmington, Delaware.

Biden e ka zgjedhur Antony Blinkenin për Sekretar të Shtetit, Jake Sullivanin si këshilltar nacional për siguri, Linda Thomas-Greenfieldin ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Alejandro Mayorkasin si sekretar për siguri dhe emigracion, dhe John Kerryn do ta udhëheqë tentimin e SHBA-së për t’i luftuar ndryshimeve klimatike.

Politika e jashtme e SHBA-së nën drejtimin e Bidenit me gjasë do të jetë më e përqendruar në qasje multilaterale dhe diplomatike që ka për synim rregullimin e marrëdhënieve të Washingtonit me aleatët kryesorë dhe po ashtu të marrë rrugë të reja në sfida siç është çështja e ndryshimeve klimatike.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ka shtuar: “Ne duhet të rindërtojmë dhe rinovojmë aleancat e Amerikës, të rindërtojmë dhe forcojmë institucionet e sigurisë nacionale dhe të politikave të jashtme për të na mbajtur të sigurt, dhe të avancojmë interesat e vendit, dhe të konfrontojmë dhe luftojmë kërcënimin ekzistencial të ndryshimeve klimatike që na rrezikon ne”.

Më Shumë

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Lajmet e Fundit