0.6 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

Prizren: Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm seksual dhe fizik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 22.11.2020 deri me datën 22.12.2020, transmeton KOHA.

Tutje thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, dhe se hetimet janë në fazën fillestare, gjithashtu në vijim të procedurës duhet të dëgjohet i pandehuri, të dëmtuarit, po ashtu ende nuk janë identifikuar dhe marrë deklarimet e dëshmitarëve që kanë qenë prezent në momentin kritik”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, rrezikohet rrjedha normale e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë të cilët ende nuk janë dëgjuar, dhe në këtë çështje penale do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri, e sipas provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, nga të cilat rezulton se në ditën kritike me datë 22.11.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, derisa e dëmtuara (1) me djalin e saj ishte duke mbledhur kanaqe, i pandehuri A.B., nën ndikimin e alkoolit i afrohet dhe e përqafon, kurse e dëmtuara e shtyn të pandehurin dhe fillon të bërtas për të kërkuar ndihmë, në të njëjtën kohë dhe vend i pandehuri dyshohet se përdor mjetin e rrezikshëm – thikën dhe e sulmon të dëmtuarin (2)– djalin e të dëmtuarës (1), duke e goditur në krah, me ç’rast i shqyen xhaketën por pa i shkaktuar lëndime.

Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, peshën dhe natyrën e veprave penale, këto sjellje të të pandehurit e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, i njëjti mund të përsërisë veprat penale të natyrës së njëjtë, andaj është vlerësimi i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj, dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit.

Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë penale (arresti shtëpiak apo paraqitja në stacion policor apo masa tjera të parapara me Kodin e Procedurës Penale), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprimeve.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

- Advertisement -

Më Shumë

AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, AKR-ja po...

Mërgata shqiptare dashuri e pashuar e Atdheut

Shkruan: Avdi Ibrahimi Mërgimtarë të shtrenjtë! Çlirimi i vendit nga zgjedha jugosllavo-serbe mbanë edhe kontributin tuaj të çmueshëm me pushkë e penë, dhe mjete financiare...

Dragash:Dëgjohen dëshmitarët, në rastin ku të pandehurit po akuzohen se kanë penguar Policinë e Kosovës

Me dëgjimin e dëshmitarëve Florim Hoti dhe Sedat Ramadani, ka vazhduar seanca gjyqësore, në rastin ku të pandehurit Rexhep Kamberi, Hysni Danjalli, Shukri Asllani,...

Xhavit Ukaj zëvëndësohet me djalin e tij

Xhavit Ukaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk do mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen...

Flet gruaja e Rexhep Selimit pas kandidimit si deputete

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, është deklaruar pasi emri i saj figuron në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate për deputete në zgjedhjet...

Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve...

Kurti dhe Osmani nënshkruajnë marrëveshje, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e iniciativës “Guxo”, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen në bazë të së cilës do të garojnë...

Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputetë nga Suhareka

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët për deputet nga komuna e Suharekës. Sipas tij këto personalitet do ta përfaqësojnë zërin e...

279 raste të reja me Covid dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus. Zemaj ka...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

39 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar...

Plani i rimëkëmbjes mbetet fokus i të gjitha partive

Partitë premtojnë rimëkëmbje ekonomike, ekonomistët thonë që premtimet nuk kanë zbatim në praktikë. Rimëkëmbja ekonomike është kryefjala e plan-programeve të partive politike. Ani pse ende nuk...

Gratë e familjes së Bajram Currit, princeshat dhe hanëmllaret e Kosovës

Nuk flitet shumë për të, por ajo ka pasur një jetë me vuajtje e me gëzime, një fazë vuajtjesh e një fazë lumturie, ndonëse...

Bajram Kastrati, kandidat për deputet i AAK-së në Prizren

Zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren, aktualisht zv/ministër në detyrë i Bujqësisë Bajram Kastrati, është kandidati i radhës i këtij subjekti...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Ilir Baldedaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK

Iliri Baldedaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksion në AAK në degën e Prizrenit. Ky vendim erdhi pasi Gjykata Themelore në...

Lajmet e Fundit