Bie nga ndërtesa, humb jetën një 51-vjeçar në Prizren

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës në Prizren.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.

“Rreth orës 12:20, në periferi të Prizrenit, një punëtor fizik i moshës 51-vjeçare, derisa ka qenë duke punuar në një objekt, ka ra nga objekti. Ekipi mjekësorë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Gashi për Front Online.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit