Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie viteve të fundit. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës vjet në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj dhe 12 mijë e 357 femra.
Numri i lindjeve gjatë 2023-s është më i vogël krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2022 në Kosovë kanë lindur 26 mijë 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 femra.
Dallimi më i madh sa i përket numrit të lindjeve vërehet nëse krahasohet me lindjet e vitit 2021.
Sipas ASK-së në 2021 në Kosovë linden 28 mijë e 549 fëmijë, 14 mijë 836 meshkuj dhe 13 mijë e 713 femra. E nëse i krahasojmë me lindjet e vitit 2023 del të jenë rreth 3 mijë fëmijë më pak.