Big Mama bashkëpunim me Baboo Darabuka

Bashkëpunimeve të shumta muzikore këtë verë, do t’i shtohet edhe një tjetër mes Big Mamës dhe Baboo Darabuka.

Artistët e njohur do të na sjellin shumë ritëm në projektin që tashmë është drejt finalizimit, shkruan GazetaExpress.

Alban Sejdiu nga Babo Darabuka për GazetënExpress zbuloi se kënga është shumë ritmike verore ndërsa gjithçka do të jetë gati në ditët e para të korrikut.

Për këngën është kujdesur Florent Boshnjaku dhe Ilir Berani, ndërsa videoklipi xhirimet e të cilit po bëhen sot në qytetin e Shkupit po realizohet nga Tomato Production.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit