8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

BIK vendos: Nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në mesazhin drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka njoftuar se BIK ka marrë vendim që të pezullojë faljen e Namazit të Kurban Bajramit.

Tërnava tha se ky vendim i dhimbshëm për të gjithë po merret që të ruhet shëndeti publik, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresh pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

I pari i BIK-ut po ashtu bëri thirrje që për shkak të pandemisë të shmangen vizitat për këtë festë.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit