Bill Clinton bëhet shkrimtar

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, pritet të botojë një libër vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të jetë një autobiografi, siç bëjnë thuajse të gjithë presidentët amerikanë pasi largohen nga Shtëpia e Bardhë. Fjala është për një roman të tipit thriller.

Ish-Presidenti po bashkëpunon me romancierin mjaft të njohur James Patterson për të shkruar librin që pritet të botohet në qershor 2018. Titulli i romanit do të jetë “The President is Missing” (Presidenti mungon), njofton VoA.

Në një deklaratë të bërë dje, zoti Clinton tha se puna për këtë libër që flet për një president në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë kënaqësi e madhe.

Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit