32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Binjakët 57-vjeçar nga Dragashi shkojnë në haxh së bashku me bashkëshortet e tyre binjake

Bashkësia Islame e Kosovës, ka treguar se Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin.

Sipas BIK-ut, ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që jeton jashtë vendit, telefoni i Beharit cingëroi me thirrjen e Seharit për t’ia shprehur dëshirën e tij për të shkuar së bashku në haxh, transmeton Klankosova.tv.

“Është hera e parë e tyre që gjenden në këto vende të shenjta, e në bisedën me ta, ata tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi për sigurimin e mjeteve për ta realizuar këtë udhëtim, ngase kjo ishte një ëndërr e kahmotshme e tyre”, ka treguar BIK-u.

Edhe gratë e tyre, Qeserja dhe Haxherja, tregojnë me emocione të papërshkruara ndenjat e tyre kur për herë të parë e panë Qabenë e bekuar.

“Lutjet e tyre për ditë më të mira për të gjithë, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin, janë vetëm disa nga lutjet e tyre që ato vazhdimisht po i bëjnë në këtë vend. Ato shprehen shumë të lumtura që këtë vit janë të katërt së bashku”.

E veçantë e këtyre binjakëve është se te dy janë homozigot, kanë të njëjtat shije, të njëjtën peshë, të njëjtat pëlqime e të njëjtat ide.

Më Shumë

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit