4.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021

Biseda telefonike e Alberto Crespi me Bekim Fehmiun

Nga Aurenc Bebja, Francë – 15 Gusht 2020
“L’Unità” ka botuar, të hënën e 30 gushtit 1993, në faqen n°8, bisedën telefonike të aktorit të famshëm shqiptar Bekim Fehmiut me gazetarin italian Alberto Crespi.

Aventura e vërtetë e Uliksit
Një ditë më parë, Raitre filloi të shfaqë Odisenë e vjetër të Franco Rossi-it. Kështu, keni mundur të shihni Uliksin, ose Bekim Fehmiun, një aktor që u bë shumë i njohur 25 vite më parë falë kësaj “shfaqje – drame” të shkëlqyeshme dhe me fat. Por çfarë ndodhi me Bekim Fehmiun? Ai jeton në Beograd, dhe si një shqiptar nga Kosova, i lindur në Sarajevë, jeta e tij nuk është e lehtë në Serbinë e sotme. Le ta dëgjojmë sesi e tregon atë.

…Biseda me të nëpërmjet telefonit ishte njëkohësisht emocionuese dhe frustruese:
“Familja ime vjen nga Kosova, nga një qytet që ka dy emra : një shqiptar, Gjakovë dhe një “sllav”, Giakovica. Babai im ishte fëmijë i vetëm dhe pati studiuar në Shkup, Maqedoni. Ai ishte mësues. Gjatë gjithë rinisë së tij ai luftoi kundër turqve, si me pushkë, ashtu edhe me libra. Qëllimi i tij, si mësues, ka qenë gjithmonë t’iu japë njerëzve tanë njohuri, krenarinë e identitetit të tyre kulturor. Ai gjithmonë ka punuar për të hapur shkolla ku mund të studiohet gjuha jonë shqipe. Në 1972 shkova në Shqipëri dhe në një arkiv në Shkodër zbulova se babai im ishte dënuar me vdekje nga serbët dy herë, në 1914 dhe 1917. Më 1929 u martua me nënën time dhe dy javë më vonë ata u internuan (u dëbuan). Të gjithë familjen e futën në një tren, dhe e dërguan në Sarajevë. Unë kam lindur atje, në qytetin që sot është simbol i hipokrizisë botërore.

Babai dhe nëna ime ishin me fat në krahasim me të tjerët : ata mbijetuan. Kur isha tre vjeç, në 1939, u kthyem në Shqipëri, dhe në 1941 u transferuam në Kosovë, në Prizren, i cili sipas Le Corbusier ishte qyteti më i bukur në botë. Më në fund ishim në tokën tonë. Aty u rrit familja jonë : tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Jeta ishte e qetë për shumë vite. Babai im jepte mësim, unë flisja shqip në familje, por kurrë, nuk them kurrë se i shoh serbët dhe malazezët si armiq. Unë gjithmonë kam menduar se ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij në të gjitha racat dhe të gjitha fetë, dhe unë ende mendoj kështu.

Asnjëherë nuk më është dashur të fshihem se jam shqiptar, dhe kur shkova në Beograd në vitin 1957 më duhej të mësoja më mirë gjuhën serbo-kroate për të hyrë në Akademi, por isha i pari aktor shqiptar që recitoja (aktroja) në historinë e teatrit jugosllav. Beogradi ishte një qytet i bukur dhe një metropol i shkëlqyeshëm, i hapur për të gjitha ndikimet më moderne dhe të gjalla kulturore. Nje shembull ? The Caretaker e Pinter-it (Harold) pati shfaqjen e tij të parë jashtë vendit, jashtë Londrës, në Beograd në 1959, dhe unë interpretova atje, në Atelier 212, teatrin ku unë punoja. Sot, Beogradi është një qytet i trishtë. Të rinjtë dhe intelektualët largohen. Më të bukurit, më inteligjentët, largohen. E gjithë puna jonë, puna e të gjithë artistëve, është shkatërruar.

Megjithatë unë jam këtu. Dhe nuk po iki. Nga viti 1981 e tutje jeta ime ka qenë ferr. Sepse atëherë filloi urrejtja, në Kosovë, ndaj shqiptarëve, por atëherë askush jashtë vendit nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte, askush nuk kujdesej për Kosovën! Por ne e dinim shumë mirë se çfarë do të ndodhte. Tragjedia ishte në rritje, ngadalë, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk mund të punoja më. As që mund të mendoja për aktrimin. Hyra në një periudhë depresioni shumë të rëndë. Kam menduar shumë herë të vras veten. Mbase, ti vë flakën vetes në shesh! Ndoshta do të kishte ndihmuar, ose mbase jo, kush e di? Depresioni sapo përfundoi. Këtu në Beograd jeta për një shqiptar nuk është e lehtë, por nuk mund ta mohoj se, duke qenë aktori më i famshëm në këtë vend, unë jetoj më mirë se të tjerët. Unë mbështes fëmijët e të afërmve të mi në shkollë, të cilët përndryshe nuk do të kishin mundësi të studionin.

Ndihem si dikush që ka udhëtuar nëpër ferr, si Dante. Tani jam në purgator. Por ferri vazhdon rreth meje. Disa ditë më parë isha në Kosovë për të vizituar të afërmit e mi. Situata është absurde. Mund të shpërthejë në çdo moment. Në çdo moment jeni në prag të masakrës. Shqiptarët trajtohen si skllevër, pushohen nga puna, nuk kanë për të ngrënë. Por, duket e jashtëzakonshme, ekziston të paktën një gjë e bukur në Kosovë, për mendimin tim. Nuk ka urrejtje. Ndoshta serbët po e kuptojnë ngadalë se shqiptarët nuk janë “armiku”.Ka atje 50.000 policë, por nuk ka incidente. Ndoshta shqiptarët do të jenë të mençur si në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku pati masakra dhe hakmarrje në Bosnje dhe Kroaci, por jo në Kosovë. Shpesh mendoj i lehtësuar se Nënë Tereza e Kalkutës është shqiptare, dhe se mbase nuk është rastësi.

Është gjithashtu e vështirë për ne të shpjegojmë se çfarë ndodhi në vendin tonë. Frojdi na mëson se instinkti për të vrarë është gjithmonë i pranishëm te njeriu, por Jung dhe Adler thonë të kundërtën, unë mendoj se njeriu është një krijesë e re, krahasuar me epokën e këtij planeti. Ne sapo kemi filluar të çlirojmë veten nga instinktet e kafshëve. Por unë gjithashtu mendoj se bota është hipokrite. Se kushdo që përfiton nga këto masakra është hipokrit. Evropa dhe bota po lejojnë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë: që Sarajeva është rrethuar prej dy vitesh, Sarajeva, qyteti i tre feve dhe të tre racave, të cilat ende jetojnë së bashku, dhe ky është paradoksi. Utopia e Sarajevës nuk ka vdekur, sepse unë njoh shumë njerëz atje, që janë të racave dhe feve të ndryshme dhe që vazhdojnë, edhe në këto kohë të errëta, të respektojnë njëri-tjetrin.

Unë nuk kam një shpjegim politik. Sigurisht, pyes veten se kush dëshiroi ta shkatërrojë këtë vend, Jugosllavinë, që ishte maja e ekuilibrit midis Lindjes dhe Perëndimit. Edhe nëse nuk jam politikan, i përgjigjem vetes në këtë mënyrë: kishte vetëm një imperializëm në Evropë, ai Sovjetik. Gorbaçovi e rrëzoi atë dhe si mund ta mbajë (luajë) rolin e saj Rusia e re? Duke filluar (nxitur) një luftë në Evropë. Nëse kjo luftë do të përfundojë, Rusia është jashtë loje. Nëse vazhdon, Rusia e ruan fuqinë, duke e mbajtur Serbinë në orbitën e saj ndërsa Kroacia tani është një vend satelitor i Gjermanisë. Është si në 1912. Ne u kthyem pas një shekull. Gjithmonë është loja e fuqive të mëdha në lëkurën e njerëzve të varfër, dhe është vetëm fillimi, bota është e vogël dhe koha është e shkurtër, dhe nuk dua të dukem kërcënues, por është e qartë se Italia është fqinji ynë më i afërt. Nuk duhet të mbyllni sytë. Nuk duhet të bëni sikur kjo luftë nuk ju përket!

Sa për mua, nuk aktroj më. Djali im, Uliksi, aktron. Padyshim quhet kështu sepse lindi në 1968, gruaja ime ishte shtatzënë dhe më priste ndërsa unë luaja Odisenë, ajo ishte me të vërtetë Penelopja ime. Unë gjithashtu kam një djalë tjetër 17 vjeç, emri i tij është Hedon, një emër arab që do të thotë “dhuratë nga Zoti”, i mbështes ata dhe nuk pendohem për kohërat kur isha yll. Sigurisht, unë isha aktori i parë jugosllav që u bëra i famshëm në të gjithë botën, isha “lumturia” dhe krenaria e vendit tim, ndihesha po aq ambasador, sa artist. Kam plot kujtime, kam parë botën, kam njohur kultura, kam mësuar gjuhë, kam miq në të pesë kontinentet dhe e di mirë që bota është e vogël dhe se njerëzit janë të gjithë njerëz, dhe nuk mund t’i besoj kufijtë e rinj që lindin në shtetin tim.”

Më Shumë

Të djathtët gjermanë kontrabanduan armë nga Kroacia

Të akuzuarit akuzohen për shkelje të Aktit të Kontrollit të Armëve të Luftës dhe Aktit të Armëve, konfirmoi kryeprokurori i shtetit Florian Weinzierl për...

Masat dhe orari për gastronominë

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar katër projektligje dhe masat e rejat...

Prindërit e saj nuk e pranonin lidhjen, historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar...

Leutrim Latifit, mbi 18 raste të grabitjes i fundit në Prizren

Leutrim Latifi, 29 vjeçar i dyshuar së fundmi për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, ka një të kaluar të bujshme kriminale me mbi 18...

Vendet që s’do të kenë rrymë në Prizren

KEDS ka njoftuar për punime të domosdoshme për siguri të sistemit përgjatë ditës së sotme.Prizren 1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV...

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK mban tryezë diskutimi

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë sot tryezën me temën “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik” Në njoftimin e...

Fitore e lehtë për Yllin ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 111:74 (33:17, 28:19, 32:12, 18:26), në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e...

Shqiptohen 100 vjet burg për vrasjen e gazetarit serb

Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija. Trupi gjykues i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në Suharekë

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Shirokë të Suharekës. Aksidenti ka ndodhur konkretisht në unazën që lidhë Suharekën me...

Homazhe në Landovicë për nder të 28 Nëntorit

Me rastin e festave të nëntorit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në organizim të komunës...

Rrëfimi i Shaqir Totajt për drynat e dashurisë dhe pasionin për basketbollin

Në kuadër të rubrikës “Kafja Express” të cilën “#Gjesi” po e realizon nëpër komuna të Kosovës, kësaj radhe i ftuar ishte kryetari i Prizrenit,...

‘Topi i Artë 2021’ – publikohet lista e më të mirëve nga vendi i 30-të deri tek ai i 11-të

Janë publikuar emrat e parë dhe renditja e tyre në garën e sivjetme për çmimin prestigjioz, Topi i Artë. Në Paris të Francës sonte (e...

Lulja që thuhet se u sjell lumturi vajzave të pamartuara

Legjenda thotë se këto lule në vazo kanë vërtet fuqi magjike. Ndihmon vajzat e vetmuara të takojnë bashkëshortin e tyre, gratë e martuara për...

Shqipëria feston sot Ditën e Çlirimit

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Mijëra dëshmorë do të kujtohen si çlirimtarët e vendit pasi ata sakrifikuan...

Vdes personi që mori lëndime në aksident në Caralevë dy javë më parë

Ka vdekur personi që mori lëndime në një aksident trafiku në fshatin Caralevë të Suharekës më 18 nëntor. I aksidentuari ishte duke u trajtuar në...

Tradita e vjetër serbe: Nëse djali ishte pa eksperiencë, nusja flinte me vjehrrin

Një serial në Serbi, i cili do të nisë më 4 dhjetor do të trajtojë ngjarjet e ndodhura në romanin e Bora Stankoviçit, “Gjak...

Lajmet e Fundit