Biznes me pronat e UP-së

Muj RogovaAktmarrëveshje të lidhura midis vetë profesorëve, por edhe profesorëve dhe uzurpatorëve, dëshmojnë shitblerjen e pronave universitare, të cilat shfrytëzohen për banim.
Ish-rektori Mujë Rugova u ka kontribuar këtyre pazareve, duke nxjerrë vendime konform marrëveshjeve të jashtëligjshme të bëra ndërmjet palëve. Menaxhmenti i sapodorëhequr, por edhe administrata e tashme e Universitetit, kanë tentuar ta fshehin këtë pazar me pronat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta ka mundur të sigurojë vetëm në rrugë jozyrtare një dosje që dëshmon shitblerjen e pronave të Universitetit. Pazareve të këtilla u ka ndihmuar ish-rektori Mujë Rugova. Ai me vendime arbitrare ka “përligjur” transferimin e së drejtës për shfrytëzimin e këtyre pronave, nga një profesor tek tjetri.

Rugova, ish-rektor i përfshirë në shumë abuzime, në fund të mandatit e ka bërë zot të një banese edhe profesorin Naim Haliti, të cilin atëkohë e kishte emëruar ushtrues detyre të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit