7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Bllokohet disa minuta Rruga e Kombit

AutostradaBllokohet për disa minuta Rruga e Kombit në Shqipëri. Qindra automjete janë fikur duke bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, në hyrje të qytetit të Kukësit,transmeton RTK.

Drejtues automjetesh kanë fikur automjetet e tyre në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës, duke i’u bashkuar kështu protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kjo protestë, nuk është aspak politike, por thjeshtë ekonomike, thanë drejtues të PD-së, pasi qeveria aktuale përmes rritjes së taksave ka bërë të mundur rritjen e çmimit të naftës, duke ndikuar në jetën e gjithë shqiptarëve.

Protesta e Partisë Demokratike ka vijuar edhe në qendër të qytetit të Kukësit, aty ku u fikën dhjetra automjete duke protestuar ndajrritjes së cmimit të naftës dhe mos marrjen e masave nga qeveria për uljen ecmimit.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Lajmet e Fundit