‘Blloku’ beson se Kushtetuesja s’do të ripërsërisë votimin për Mustafën

Isa Mustafa-kryeparlamentarDerisa përballja ndërmjet PDK-së dhe bllokut në Gjykatën Kushtetuese, për seancën konstituive të 17 korrikut, do të jetë më 21 të këtij muaji, partia e Isa Mustafës, LDK-ja nuk beson që gjykata do të marrë vendim që të përsëritet votimi për kryetarin e Kuvendit edhe një herë, raporton KTV.

Megjithëse janë të sigurt që edhe në një rast tjetër i kanë sërish numrat dhe kryeparlamentari do të iu takojë atyre.

Ismet Beqiri i LDK-së beson që gjykata do të marrë vendim pro bllokut, përcjell koha.net. “Nëse me 17 korrik ka pasur shkelje atëherë ato janë bërë nga PDK-ja dhe kryesuesja e Flora Brovina”, ka thënë Beqiri.

Edhe në AAK presin që vendimi të jetë pro tyre, duke thënë se në asnjë rast nuk kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe as kushtetutën.

Ndërkohë, në Vetëvendosje thonë ta kenë humbur tashmë besimin në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike e Politike, nuk beson që gjykata do të lëshohet në raste procedurale të kuvendit, por sipas tij, skenar tjetër mund të jetë edhe që kushtetuesja të anulojë vendimin për zgjedhjen e Mustafës kryetar.

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Lajmet e Fundit