Botohet në Itali “Prilli i thyer”

Një prej romaneve më të vlerësuar të Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, është botuar në Itali dhe mori vendin e tij në librari pak ditë më parë.

Me titullin “L’Aprile spezzato,” romani u botua nga shtëpia botuese“La nave di Teseo,” e cila është themeluar nga botuesja Elisabetta Sgarbi dhe shkrimtari Umberto Eco.

Romani “Prilli i thyer” është një vepër që hedh dritë mbi Kanunin, aktin më të lashtë të së drejtës shqiptare, duke përcjellë edhe vlerat tradicionale kombëtare.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit