8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Brenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në Qafë Morinës.

Ndryshe nga regjimi i lehtësuar pa kontrolle që aplikohet në Morinë, në Qafë Morinë autoritetet kufitare vijojnë ende me procedurat e verifikimit.

 

Në lidhje me këtë problematikë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se brenda kësaj jave edhe pikat e tjera të kalmit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar pa kontrolle.

Ndërkohë edhe banorët e gjithë zonës kufitare në mes të Shqipërisë dhe Kosovës që është rreth 30 kilometra do të lejohen të kalojnë lehtësisht në territoret e dy vendeve duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar.

 

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit