8.4 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Brenda katër muajve 228 lehona në Malishevë janë përkrahur me nga 100 euro

Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje për çdo fëmijë që lind, në katër muajt e parë të këtij janë përkrahur me mjete 228 lehona, apo si shumë totale, 22 800 euro. Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku.

Kuvendi i Komunës së Malishevë, ka marrë vendim që të përkrahen nënat për çdo fëmijë që lindin, me shumën prej 100 euro dhe ky vendim është duke u zbatuar prej shtatorit të vitit 2018.

Sipas drejtorit Mazreku, gjatë këtij viti janë paguar mjetet për 228 nëna lehona, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje, ndërsa edhe brenda muajit maj, varësisht nga aplikimet, pritet të përkrahen edhe 150 nëna të cilat kanë lindur fëmijë.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit