12.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Britania mbron AstraZeneca-n, por regjistron 7 të vdekur nga mpiksja pas vaksinimit

Shtatë persona kanë vdekur nga mpiksja e pazakontë e gjakut pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s në Britaninë e Madhe, i ka konfirmuar BBC-së rregullatori i produkteve mjekësore.

Në përgjithësi, deri më 24 mars, 30 nga 18 milionë persona të vaksinuar kanë përjetuar mpiksje të tillë. Ende nuk është e qartë nëse ky problem shëndetësor te pacientët ka qenë i rastësishëm apo efekt anësor i njëmendtë i vaksinës.

Agjencia Rregulluese për Produkte Mjekësore dhe Kujdesit Shëndetësor thotë se përfitimet që i sjell kjo vaksinë vazhdojnë të peshojnë më shumë se çfarëdo rreziku i mundshëm.

Megjithatë, shqetësimet e shkaktuara nga këto raste i kanë nxitur shtetet si Gjermania, Franca, Kanadaja dhe Holanda që ta kufizojnë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s vetëm për personat më të moshuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët janë duke punuar për të zbuluar nëse vaksina e kësaj kompanie është duke e shkaktuar mpiksjen shumë të rrallë të gjakut. Këtë javë, Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetuar, por është e mundshme.

Gjermania ka raportuar 31 raste me mpiksjen CVST dhe nëntë të vdekur nga 2.7 milionë persona të vaksinuar. Shumica e rasteve janë paraqitur te gratë e moshës së mesme.

Më Shumë

Kurti: Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së babait me dy fëmijë nga shpërthimi bombolës së gazit, ngushëllime familjarëve

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij. “Jam...

Top basketbollistët e Superligës, Hellems kryeson listën e shënuesve

Pas përfundimit të 28 xhirove të sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, janë publikuar statistikat e lojtarëve më të dalluar, të cilët kanë dominuar...

Lajmet e Fundit