3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Britania miraton vaksinën anti-COVID të Oxfordit

Britania e Madhe ka aprovuar të mërkurën vaksinën anti-COVID të Universitetit të Oxfordit dhe AstraZenecas.

Qeveria britanike ka thënë se ka marrë rekomandim nga agjencia e ilaçeve për miratimin e kësaj vaksine për përdorim kundër COVID-19.

Britania e Madhe ka porositur rreth 100 milionë doza të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz.

Miratimi nënkupton që vaksina është e sigurt dhe efektive.

Ajo ishte krijuar në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa u testua në muajin prill në fazën fillestare.

Kjo bëhet vaksina e dytë e miratuar në Britani të Madhe pas miratimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në dhjetor.

Më shumë se 600 mijë njerëz në Britani tashmë janë vaksinuar me vaksinën e parë.

Përparësia e vaksinës së Oxfordit është se mund të ruhet në frigoriferë standardë, për dallim nga ajo e Pfizerit që kërkon temperaturë -70 gradë Celsius.

Grupet prioritet janë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë.

Deri tash në Britani të Madhe janë regjistruar rreth 2.4 milionë të infektuar me koronavirus, ndërsa 71 mijë prej tyre kanë vdekur./KOHA

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit