Britney Spears ndahet nga i dashuri

Ylli i Pop–it Britney Spears është zyrtarisht single, pasi raportohet të jetë ndarë nga regjizori Charlie Ebersol.

Ata ishin bashkë prej 8 muajsh, ndërsa Britney kishte deklaruar disa herë se ndihej më e lumtur se kurrë.

Por sipas raportimeve të amerikanes “Us Weekly”, çifti i ka dhënë fund historisë së dashurisë. Këtë e përforcon edhe më shumë fakti se këngëtarja 33–vjeçare, ka fshirë çdo postim të saj me Charlie–n.

Ky lajm vjen vetëm pak javë pasi në internet u përhapën zërat se Charlie po planifikonte që t’i kërkonte yllit të pop–it të martohej me të. Arsyet e ndarjes mbeten ende të panjohura.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit