Kërcënohet 45 vjeçarja: 100 mijë euro ose do të të vras në fund të muajit

Një grua nga Vlora është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar. 45-vjeçarja Arta Xh. biznesmene në Vlorë është përballur me presionin psikologjik për ekzekutim, nëse deri në fund të këtij muaji nuk dorëzon plot 100 mijë euro.

Kërcënimi është bërë rreth datës 17 qershor, por gruaja nuk gjente forcë për të kallëzuar në polici, deri sa dy ditë më parë, ditën e zgjedhjeve 45-vjeçarja u paraqit në policinë e Vlorës për të bërë dnoncimin.

Shtetasja nga Vlora rrëfeu në polici se rreth orës 20:00 të 17 majit një person i paidentifikuar i kishte thënë asaj se nëse nuk do të dorëzonte 100 mijë euro deri në fund të muajit qershor, ai do ta vriste atë.

Pas vënies në dijeni të situatës, policia është vënë në ndjekje të autorit, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga ai, raporton NOA.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit