8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Broja i shpall “luftë” Aubameyang

Armando Broja është gati të luftojë me Pierre-Emerick Aubameyang për minuta aktivizim te Chelsea, pasi ka injoruar raundet e rregullta të bisedimeve për t’u transferuar diku tjetër në merkaton e kësaj vere.

Sulmuesi 20-vjeçar shijoi një huazim produktiv te Southampton sezonin e kaluar dhe u lidh me një lëvizje diku tjetër këtë verë, pasi ai përballet me konkurrencë të ashpër për të luajtur në “Stamford Bridge”.

Në vend që të ikë nga kjo sfidë, ylli shqiptar është angazhuar për një kontratë të re 6-vjeçare. Broja e shpjegoi kështu qëndrimin te Chelsea: “Ju shihni spekulime nëpër lajme, por unë jam këtu te Chelsea dhe kam nënshkruar kontratën e re.

Jam i kënaqur që jam në këtë klub të mrekullueshëm. Unë kam qenë gjithmonë një djalë me vetëbesim, kështu që është e rëndësishme ta mbaj këtë optimizëm. Ndihem sikur mund ta ndihmoj shumë ekipin. Do të bëj më të mirën në fushë dhe jashtë saj, në çdo mënyrë që të mundem. Besoj se mundem”.

Broja ka luajtur vetëm 69 minuta futboll në Premier League këtë sezon dhe tani duhet të konkurrojë me nënshkrimin e fundit, Aubameyang, për të udhëhequr sulmin e Thomas Tuchel. Chelsea është ende në pritje të leje-kalimit për ish-sulmuesin e Arsenalit, ndërsa gabonezi kërkon edhe një maskë mbrojtëse për fytyrën, pasi iu thye nofulla gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Broja, një sulmues shumë i vlerësuar, shënoi nëntë gola për Southampton sezonin e kaluar, por ende është në pritje të një përpjekjeje të parë konkurruese për Chelsea. Mundësia e tij e radhës mund të vijë në hapjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, të martën.

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Lajmet e Fundit