23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

As Brovina, as PDK s’dinë si ta thërrasin seancën

Brovina-RugovaFlora Brovina, por as Partia Demokratike nuk e kanë idenë e qartë se si do të veprojnë me thirrjen seancës së Kuvendit.

Kjo parti, megjithëse ka deklaruar se s’do të thërrasë seancë pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë, është në pritje të zhvillimeve brenda bllokut, raporton KTV.

Por përkundër pritjeve se dikush nga partitë bllokut do t’i afrohet PDK-së për bërjen e qeverisë, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se kryesuesja e ka për obligim realizimin e seancës.

Flora Brovina jo vetëm që nuk i realizoi obligimet që ia ngarkoi Gjykata Kushtetuese, por edhe vetë deklaroi disa herë se s’do ta thërrasë seancën pa u arritur një marrëveshje paraprake.Ky veprim po konsiderohet shkelje e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë me disa përfaqësues politikë, mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin. Për mundësinë eventuale të thirrjes së seancës nuk ka dashur të fliste as Flora Brovina, e cila nuk është përgjigjur në telefon.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit