23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

PDK porosit LDK-në dhe AAK-në: Kryeministër do të jetë Hashim Thaçi

lideret thaci haradinaj mustafaEdhe nëse do të prishet koalicioni i arritur ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe Lëvizjes Vetëvendosje, as lideri i LDK-së, Isa Mustafa e as ai i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të mund të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë kryeministër.

Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk do të lëshoj pe për postin e kryeministrit. Madje, Hashim Thaçi do të jetë kandidati i vetëm për ta marrë postin më të fuqishëm politik në vend.

Burime nga Partia Demokratike e Kosovës i kanë thënë Gazetës Blic se PDK nuk do të lëshoj pe për postin e kryeministrit.

“PDK është shumë e qartë. Posti i kryeministrit na takon vetëm neve, si partia fituese. Hashim Thaçi do të jetë kryeministër i ardhshëm. Si LDK-së si AAK-së ua japim postin e kryetarit të Kuvendit dhe cilindo do post tjetër qeveritar, por jo postin e kryeministrit”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.

Sipas këtij zyrtari, ka qenë e pritshme që Blloku do të thyhej, për faktin se PDK ishte fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Ndërkohë, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti dje ka thënë se PDK e negocion edhe postin e kryeministrit.

Mirëpo, sipas burimeve të Gazetës Blic ky qëndrim i Halitit ka qenë më shumë një matje e pulsit ndaj qëndrueshmërisë së Bllokut LVAN.

Gazeta Blic ka provuar që të flas zyrtarisht me disa zyrtarë të lartë të PDK-së, mirëpo këta të fundit nuk kanë dashur që të komentojnë rreth zhvillimeve të fundit.

Blloku LVAN tash e 10 ditë është tensionuar, duke shkuar madje drejt shpërbërjes. Që nga heqja dorë prej postit të kryetarit të Kuvendit, kanë filluar akuzat e kundër akuzat ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe atyre të AAK-së për postin e kryeministrit.

AAK sot përfundimisht e ka qartësuar se nëse Blloku LVAN nuk do t’ia jep postin e kryeministrit, atëherë do të prishet Blloku. Ne anën tjetër, LDK ka paralajmëruar mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, për të marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm. Siç ka mësuar Gazeta Blic LDK do të vendos që Isa Mustafa të jetë kryeministër, në të kundërtën, kjo parti përfundimisht do të kaloj në opozitë./ Gazeta Blic/

Më Shumë

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit