22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Bubavec/Malishevë: Jeta me rrymën që bën dritë më pak se qiriri

sjalicaPrej përfundimit të luftës banorët e lagjes “Bashota” të Bubavecit të Malishevës kanë probleme me energjinë elektrike. Ajo është shumë e dobët nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa bën dritë më pak se qiriri.

Ramë Bashota, përfaqësues i lagjes thotë se shpeshherë ndriçimit elektrik i ndihmojnë me qirinj.

“Prej paslufte na kemi problem me rrymë, kemi shumë probleme, kemi shumë mungesa, saqë shumë herë duhet me ndez qiri, për me ndriçu, për me pa diçka“, tregon ai.

Ekrem Bashota, një banor tjetër i lagjes mundohet ta forcojë rrymën duke intervenuar në orë. Ai shpjegon se e bën këtë duke ndërruar faza t e rrymës.

“Rrymën e kemi shumë të dobët, veç [fazat] plus-plus, se plus-minus e kemi shumë të dobët. Qitu duhet me kapë edhe me kthye plus – plus, se plus-minus nuk ka rrymë”, shpjegon ai.

Me këtë veprim ai thotë se e rrezikon jetën

“Shumë është rrezik, rrezik për jetë është, se kjo është rrymë, pak me prek diçka rrezikojmë”, thotë ai.

Ndërsa Hasan Bashota tregon se rryma është aq e dobët, saqë nuk merret vesh se kur vjen e kur ndalet, pasi drita nga plini është më fortë se ajo elektrike.

“E ndezim dritën e plinit, s’e marrim vesh hiq kur vjen edhe kur shymet. Shumë e dobët, nuk e mund drita e rrymës, dritën e plinit, shumë keq është puna me rrymë”, thotë Bashota.

Banorët ankohen se rryma e dobët u ka shkaktuar dëme në mjetet e amvisërisë. Ramë Bashota thotë se ajo ia ka djegur frigoriferin me ngrirje të thellë, pak pasi e kishte blerë.

“Kjo është dëshmia që flet më së miri. Frizin hiq pa punu, si e kemi shti në rrymë, brenda javës e ka djeg dhe kemi mbetë pa të, nuk ka mundësi as friz, as shporet me punu me këtë rrymë çfarë e kemi”, tregon ai

Po ashtu, dëme nga rryma e dobët ka pësuar edhe Hasan Bashota. Sipas tij e gjithë teknika është duke iu prishur nga rryma.

“Krejt çka kem teknikë ka tri-katër herë i kemi riparuar e i kemi ndërruar, digju, prishu, krejt prej rrymës së dobët janë tu na shku senet, tu na djegë, krejt katastrofë, send të hairit nuk kemi”, ankohet ai.

Ramë Bashota, thotë se kanë bërë disa herë kërkesë në KEDS, për përmirësimin e gjendjes, por deri sot kompania e shpërndarjes dhe furnizimit me rrymë nuk ka bërë asgjë.

“Edhe në KEDS, e kemi përsëritur kërkesën prapë, kemi qenë në Gjakovë, Malishevë, te drejtori i mëhershëm edhe tash që është me premtime që do të bëhet diçka në atë drejtim”, thotë ramë Bashota.

Ai thotë se KEDS-i rregullisht i kërkon pagesat, ndërsa thotë se nëse nuk intervenojnë për ta forcuar rrymën e kësaj lagjeje, banorët do të detyrohen të mos i lejojnë inkasantët e kësaj kompanie t’i kontrollojnë orët e tyre të rrymës.

“Pagesat i kërkojnë muaj për muaj rregullisht. Rrymë s’ka, atëherë jemi te detyruar mos mi lanë mi kontrollua dhe mos mi lanë me marrë gjendjen dhe mos me pagua fare”, tregon hapat e fundit ai.

KALLXO.com-i ka kontaktuar përmes emalit dhe telefonit zëdhënësin e KEDS-it Guri Shokodrën, por ende nuk ka marrë përgjigje për rrymën e dobët në Lagjen Bashota të Bubavecit dhe mundësinë e ndërhyrjes për forcim të saj atje.

Më Shumë

Egzon Pireci publikon këngën e re

Këngëtari Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij të radhës. Kënga mban titullin “Për ty jam betu” dhe i referohet çifteve të martuara. https://youtu.be/ND4BQG-zdAc?fbclid=IwY2xjawC1i9RleHRuA2FlbQIxMAABHTf30cngwp7vdNTzlHnGxQKJCmlN6_586TdK7tUo6QzHh0_WtQ5OCM7UCw_aem_AdS3WMbO2apfTwTXA6ANETEQJdvBv-_29N1MJ1-5mxEnjIftVTx5E4cl3SRfV28AmJKt07iVTEH_MKC_o7PbXBtB Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Lajmet e Fundit