Do të demaskojmë keqqeverisjen e Salim Jenuzit

FatmirMehmeti-ldk-dragashLidhja Demokratike në Dragash ka marrë vendim që t’i funksionalizmi grupet e ekspertëve për të evidencuar shkeljet ligjore të Komunës.

Kryetari i Degës së LDK-së, Fatmir Mehmeti tha se ekspërtet do të bashkëpunojnë me këshilltarët e Asamblesë dhe do të demaskojnë të gjitha shkeljet e Qeverisë së Salim Jenuzit.

“Ka shumë shkelje që vazhdimisht po ushtrohen sidomos karshi elektoratit të LDK dhe partive që nuk janë në pushtet”, tha Mehmeti.
“LDK do të jetë vazhdimisht në nivelin e mbrojtjes së ligjshmërisë e cila ligjshmëri në rrethanat aktuale të nivelit lokal nuk po zbatohet”

Kryesia e Degës së LDK-së në Dragash,po ashtu i ka dhënë mbështetje unanime kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës.

“E përgëzojmë edhe deputetin tonë, dr. Hatim Baxhakun që votoi pro për Kryeministrin dhe Qeverinë e udhëhequr për të parën herë nga radhët e LDK.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit