3.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Bujkut në Rahovec i shkojnë dëm të mbjellat, breshri ia shkatërron thuajse të gjitha

Mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës në Kosovë pati reshje të konsiderueshme të shiut, të shoqëruara me breshër e rrufe.

Si pasojë e tyre, ka pasur edhe dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Rahovec, ku bujqit tashmë kanë mbjellë kulturat bujqësore, shkruan Reporteri.

Në disa pamje të dërguara nga Krusha e Madhe, një bujk rrëfen se ka mbetur pa të mbjella dhe se ato ia ka shkatërruar breshëri.

Kujtojmë se fermerët në Rahovec ishin goditur edhe nga pandemia, pasi kulturat bujqësore u kishin mbetur pa u shitur

Shikoni pamjet:

   

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë...

Lajmet e Fundit