11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Burdushi flet nga qendra e ndalimit, falënderon policinë për trajtim korrekt

Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Qendra Rajonale në Prizren, kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, i cili po mbahet i ndaluar në Qendrën e ndalimit në Prizren.

Në njoftimin e KMDLNJ, thuhet se Peqani u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë e tij, Rrugën Jeta e re’, p.n. në Prizren rreth orës 12.00 nga Policia e Kosovës.

Ai i ka deklaruar KMDLNJ-së se policia ka patur sjellje korrekte me rastin e arrestimit të tij. Poashtu, në këtë rast policia ka legjitimuar të pranishmit (rreth 30-të vetë) që ishin duke pritur të trajtoheshin nga Burdushi, shkruan Telegrafi.

“Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave: Range Rover, Audi e Reno’, ka thënë ai.

LMDLNJ njofton se ai gjatë intervistimit është njoftuar me të drejtat rreth trajtimit të tij me rastin e mbajtjes 48 orësh në këtë qendër ndalimi.

“Ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet, përkundrazi shpreh falënderimin për trajtimin tejet korrektë nga zyrtarët”.

“Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai”, njofton KMDLNJ

Më Shumë

Zyrtare: Glauk Konjufca, kandidat për president

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Glauk Konjufca është kandidat i tyre për president. Njoftimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i...

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit