20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Burg dhe gjobë për sulmuesin e Stacionit Policor në Prizren

Gjykata themelore ne prizrenSulmuesi i stacionit policer në Prizren, Shefki Hallaqi, sot pranoi kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë të cilën kishin filluar më herët ta negociojnë me Prokurorinë e Shtetit.

Më 24 tetor të vitit të kaluar, Hallaqi kishte hyrë i armatosur në stacionin policor “Alfa” në Prizren duke shtënë me armë zjarri brenda tij.

Gjashtë policët që kishin qenë në ndërrim, ishin suspenduar për shkak të paaftësisë për ta parandaluar sulmin.

Në seancën e shqyrtimit fillestar që u mbajt sot në Gjykatën themelore në Prizren, ende pa u lëshuar në gjykim, Hallaqi kërkoi konsultim me avokatin e tij Naim Qelaj dhe pas dorëzimit me shkrim të draftit për pranim të fajësisë nga Prokurorja, mbrojtësi i tij u pajtua se do ta pranojë marrëveshjen.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet më 6 shkurt, ndërsa avokati Qelaj tha për KALLXO.com se ajo parasheh që i akuzuari Shefki Hallaqi të dënohet me 2 vjet burg efektiv dhe 3 mijë euro gjobë.

Më Shumë

Në Xërxë përkujtohet dëshmori Hamëz Thaçi

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili ra në frontin e Koshares gjatë luftës...

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra,...

Lajmet e Fundit